Zaev në lutjet rajonale të mëngjesit në Beograd

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot në Beograd merr pjesë në lutjet rajonale të mëngjesit, me ftesë të Kuvendit të Republikës së Serbisë. Lutjen rajonale të mëngjesit e organizon Kuvendi i Republikës së Serbisë, si nismë për përmirësim rajonal të marrëdhënieve mes fqinjve, thellimin e bashkëpunimit me shtetet e rajonit dhe botës.

Në ngjarjen e sotme në Beograd, kumtoi LSDM, morën pjesë më shumë se 200 pjesëmarrës nga rajoni dhe bota, mysafirë të shquar, kongresmenë dhe përfaqësues të bashkësisë së biznesit të SHBA-së, përfaqësues të Bundestagut gjerman, si dhe përfaqësues të lartë politik të Republikës së Serbisë.

Ashtu siç qëndron në kumtesën e sotme të LSDM-së, Zaev është takuar me delegacionin nga SHBA-ja, të udhëhequr nga kongresmeni amerikan Robert Aderhold, ndërsa ka realizuar takime edhe me një numër të madh të pjesëmarrësve. “Nga interesi kyç për tërë rajonin është bashkëpunimi i përforcuar mes vendeve dhe integrimi i tyre.

Ai është kusht themelor për zhvillimin ekonomik të mëtutjeshëm dhe bashkëpunimin ekonomik, ka potencuar Zaev”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button