Xhaferi-Avramopulos: Athina nuk lëviz nga linjat e kuqe

Athina Zyrtare vulosi linjat e kuqe në çështjen e emrit edhe në takimin e sotëm mes dy ministrave të Mbrojtjes, Xhaferi dhe Avramopulos. Ministri i mbrojtjes kombëtare të Greqisë theksoi se zgjidhja e çështjes së emrit nën patronazhin e OKB-së është rruga e vetme që do e çojë Maqedoninë në NATO dhe BE por edhe do të shkrijë akujt mes dy vendeve. Nga ana tjetër, Avramopulos theksoi kërcënimin nga nacionalizmi dhe keqpërdorimin e historisë, transmeton Alsat M.

“Greqia tani më ka bërë hapa në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit dhe për këtë qëllim ka propozuar një kornizë reale dhe të drejtë për zgjidhje. Zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme, e qartë dhe funksionale dhe të mos lërë hapësirë për pohime johistorike. Ministër, jam i sigurt se edhe ju besoni se historia na ka mësuar se respekti ndaj historisë, qasja e sinqertë dhe reale, ballafaqimi me dallimet ka qenë gjithmonë bazë për përparim dhe prosperitet. Nga ana tjetër, populizmi dhe nacionalizmi nxisin, siç është dëshmuar izolim, tensione, paqëndrueshmëri dhe krizë”, u shpreh Dimitris Avramopulos, Ministër i mbrojtjes Kombëtare të Greqisë.

Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi theksoi se takimi i sotëm dëshmon se institucionet e dy vendeve kanë kapacitete që pavarësisht çështjes së emrit të thellojnë bashkëpunimin dypalësh në shumë fusha.

“Kjo formë e komunikimit e vendosur nga Larisa të vazhdoj për ndërrimin e Komandës vitin e kaluar të vazhdojë me intensitet të vazhduar. Jam i bindur se porositë e dhëna janë të sinqerta dhe së pari duhet të arrijnë tek qytetarët dhe institucionet tona të cilat me të gjitha kapacitet do të duhen të angazhohen drejt zgjidhjes, së një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes e cila ende është ndarëse, çështja e emrit”, tha Talat Xhaferi, Ministër i mbrojtjes.

Dy ministrat Xhaferi dhe Avramopulos konstatuan gjithashtu se zgjidhja e çështjes së emrit do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Në frymë të krijimit të klimës pozitive dy ministritë firmosën edhe plan për bashkëpunim në vitin 2014 mes dy ushtrive. Ndërkohë, në konferencën për media nuk u përmendën ndryshimet Kushtetuese për të cilat Athina zyrtare flet gjithnjë e më fuqishëm. Zv/kryeministri grek Venizelos, para pak ditësh tha se çështje e emrit është e kushtëzuar nga ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button