Gazetari Georgievski e fiton çmimin e parë nga BE Maqedoni për gazetari hulumteuse

Çmime nga BE­-ja për gazetari hulumtuese për vitin 2015 u ndanë sot në BE Info qendrën. Fituesi i parë i konkursit “Çmim nga BE­-ja për gazetari hulumtuese për vitin 2015” është gazetari Boris Georgievski për tekstet në temë “Dosie Telekom”, të publikuara në faqen e internetit “Prizma”.

Çmimi i dytë iu nda grupit të gazetarëve të BIRN Maqedonia për storjen hulumtuese në temë “Shkupi 2014 nën lupë”.

Këtë vit për herë të parë u nda edhe çmimi për storjen më të mirë hulumtuese nga gazetari i ri, i cili iu nda Biljana Nikollovskës për TV­-tekste në temë “Nga të papunë deri në të burgosur si dënoi sistemi, pastaj amnistoi 15 mijë të siguruar shëndetësor”, të publikuara në TV Telma.

Fituesit e çmimeve sot në BE Info qendrën i kumtoi kryesuesi i jurisë Lupço Popovski, i cili tha se storja fituese është shpërblyer me 4.000 euro, përderisa çmimi për vendin e dytë dhe për storjen më të mirë hulumtuese nga gazetari i ri arrijnë nga 3.000 euro.

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian, Kristijan Danielson theksoi se ndarja e çmimit vjen në një moment kyç për vendin. Theksoi se ka nevojë për ndryshime në sferën mediale të cilat vazhdimisht i përmendin. Shtoi se çmimi ka për qëllim edhe të promovojë gjeneratë të re të gazetarëve hulumtues dhe është i qartë sinjali se BE-­ja dhe Komisioni Evropian do të vazhdojnë me përpjekjet e tyre në mbrojtjen dhe përforcimin e lirisë së mediave në mbarë Evropën.

Në konkursin “Çmim nga BE-­ja për gazetari hulumtuese për vitin 2015”, i publikuar nga 10 deri më 30 mars, janë paraqitur 32 autorë me 29 storje të publikuara në mediat e shtypit, elektronike dhe në interent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button