Përfundon Samiti G7, premtohet rritja e ndihmave për refugjatët

Në deklaratën përfundimtare të Samitit G7 të mbajtur në Japoni premtohet për rritjen e ndihmave globale për refugjatët dhe njerëzit e shpërngulur si dhe për vendet që strehojnë këto njerëz, raporton Anadolu Agnecy (AA).

Samiti G7 i cili ka mbledhur liderët e 7 vendeve të industrializuara, u mbajt në Ise-Shima nën organizimin e Japonisë.

Në deklaratën përfundimtare të samitit dy ditor është vënë në dukje se rritja ekonomike globale ka mbetur mbrapa potencialit. Është theksuar gjithashtu se vazhdon ende rreziku i rritjes së dobët, mosmarrëveshjeve gjeopolitike, terrorizmit, kriza e refugjatëve dhe vështirësitë e tjera që dëmtojnë sistemin global.

Ndër të tjera është tërhequr vëmendja se dalja e Britanisë nga BE-ja “mund të përmbysë” trendet e tregtisë dhe investimeve globale si dhe punësimin e krijuar nga këto si dhe janë bërë paralajmërime se mund të krijojë “rreziqe serioze” kundër rritjes.

Në deklaratë ndër të tjera theksohet se rritja ekonomike globale është përparësi si dhe vendet duke marrë në konsideratë karakteristikat do të vazhdojnë bashkëpunimin në çështjet e politikave ekonomie të nevojshme për modelin një rritjeje të vazhdueshme e të balancuar. Gjithashtu është premtuar se duke bërë borxhet të qëndrueshme, do të përdoren të gjitha mjetet duke përfshirë edhe ato monetare, fiskale dhe strukturore për të forcuar kërkesën globale dhe për të zgjidhur kufizimet e prurjeve.

– Kriza e refugjatëve-

Në deklaratë duke u transmetuar se lëvizjet në shkallë të gjerë të refugjatëve dhe emigrantëve janë një vështirësi globale dhe se nevojit ndërhyrje globale thuhet se “premtojmë se për të përballuar nevojat emergjente dhe ato afatgjata do të rritim ndihmat globale për refugjatët dhe njerëzit e shpërngulur si dhe për shoqëritë që strehojnë këto njerëz.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button