Nga 1 qershori vërtetime në Gjykatën Penale në një sportel

Gjykata Themelore Shkup 1 ­ Shkup informon se nga 1 qershori të gjitha vërtetimet nga evidenca ndëshkuese dhe penale do të shtrohen dhe do të jepen në një sportel në ndërtesën e Gjykatës në bul.

“Goce Delçev” p.n. Ndryshimet, siç theksojnë, vendosen me kërkesë të qytetarëve të cilët për nevojat e veta më së shpeshti shtrojnë kërkesë për dhënien e vërtetimeve edhe nga evidenca ndëshkuese/penale dhe nga evidenca e shkeljeve të ligjit që deri më tani kryhej në dy vende të ndryshme që paraqiste ngarkesë shtesë për palët.

Nga Gjykata i informojnë të gjitha kompanitë, institucionet dhe subjektet e tjera të cilët për nevoja konkrete kërkojnë nga qytetarët t’u japin vërtetim, që jepet nga Gjykata Penale në Shkup të theksojnë se çfarë vërtetimi kërkojnë, pasi i ashtuquajturi vërtetim për mosdënim tashmë një kohë të gjatë nuk jepet, ndërsa në vend të asaj jepen vërtetime nga evidenca ndëshkuese ose penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button