Samsung planifikon tabletë më të mëdhenj

Gjatë një konference me analistë, të mbajtur pas publikimit të një raporti për fitimet e kompanisë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, Samsung ka thënë se ka ndërmend të hedhë në treg më shumë tabletë, me ekrane më të mëdha.

Duke përmendur Samsung Galaxy TabPRO 12.2 dhe Samsung Galaxy NotePRO 12.2, drejtori i ekzekutiv i Samsung, Hyunjoon Kim ka thënë se kompania ka krijuar një kategori krejtësisht të re të tabletëve për biznese, me rezolucione më të larta dhe me ekrane më të mëdha.

Gjiganti jugkorean po synon të marrë vendin e parë në tregun e tabletëve, dhe duket se është e gatshme të përdorë të njëjtat teknologji që i ka përdorur në tregun e telefonave të mençur mobilë. Kim ka thënë se kompania do të marrë Galaxy Tab-in dhe do ta modifikojë atë, për të prodhuar versione të ndryshme dhe më të mëdha të pajisjes.

Shefi i Samsung po ashtu ka theksuar se si prodhuesi jugkorean ka marrë primatin në tregun e të ashtuquajturëve fabletë, kur ka nxjerrë në treg Samsung Galaxy Note më 2011.

Lajme të ngjashme

Back to top button