Komuna e Ohrit u ndihmon maturantëve, ku janë tjerat?

Pas përfundimit të testimit ekstern, maturantët janë në ethet e provimit të maturës shtetërore.

Ata shprehin shqetësim dhe janë të stresuar pasi që rezultatet do të jenë çelësi i tyre për regjistrimin në universitete dhe për vazhdimin e shkollimit të tyre.

“Nuk e mbaj mend kur kam qen më e stresuar. Deri më tani kishim në kokë testimin ekstern i cili tani më kaloi, por pas disa muajve ne prapë do t’i nënshtrohemi provimit të maturës shtetërore, që është shumë i rëndësishëm për vazhdimin e shkollimit tonë. Nuk e dimë se nga të ja fillojmë ka shumë material duhet praj tani të ulemi e të mësojmë”, tha Kaltrina S.

Maturantët shtojnë se deri më tani disa nga profesorët ju kanë thënë që kur të kenë kohë do t’i ushtrojnë ata.

“Kemi nevojë për ushtrime dhe për ndihmën e profesorëve me qëllim që të kemi rezultat më të mirë në fund. Disa nga profesorët na premtuan që do të na ushtrojnë, por normal kur të kenë kohë të lirë”, tha Adnan F.

Deri më tani komuna e Ohrit tani më ka ndërmarrë masa dhe ka organizuar kurse gratis në të cilat do të trajnohen gjithë maturantët që mësojnë në shkollat e mesme të kësaj komune.

Nga Qyteti i Shkupit, bëjnë të ditur se deri më tani nuk është propozuar një ide e tillë, por që do të shqyrtohet kjo mundësi.

“Sa e di unë nuk janë parashikuar trajnime për maturantët në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, por nuk e mohojmë se një trajnim i tillë është më se i nevojshëm duke pasur parasysh rezultatet e dobëta që dalin nga ky provim”, tha për Portalb Abdulla Azizi, nga Sektori për Arsim në Qytetin e Shkupit.

Ai shtoi se në mbledhjen e parë të këtij sektori do të propozojë këtë iniciativë dhe duke pasur parasysh nevojën, ai shprehet optimist duke thënë që një gjë e tillë mund të realizohet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button