SHBA, 46 përqind e qytetarëve nuk përballojnë “shpenzimet urgjente” prej 400 dollarë

Në një raport të Bankës Qendrore Amerikane (FED) theksohet se afro gjysma e amerikanëve nuk kanë mundësi të shpenzojnë 400 dollarë për raste urgjente, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e përvitshëm të FED-it të emërtuar “Situata ekonomike e familjeve amerikane” vihet në dukje se edhe pse ka një përmirësim në situatën e ekonomike të familjeve ky përmirësim nuk ka ndikuar në shumë familje me të ardhura të limituara.

Në anketën që pasqyrohet në raport thuhet se janë intervistuar 5.600 persona. Ndërkohë 69 përqind e tyre kanë thënë se jetojnë në mënyrë normale ose “jam në gjendje të mirë”. Kjo shifër në krahasim me vitin 2014 është rritur me 4 përqind, ndërsa në krahasim me vitin 2013 ka një rritje prej 6 përqindësh.

Nga ana tjetër 46 përqind e të intervistuarve kanë pohuar se do ta kenë të vështirë të harxhojnë 400 dollarë për një shërbim urgjent. Kjo përqindje në vitin 2014 ishte 47, ndërsa në vitin 2013 ishte 50.

Në raport vihet në dukje se pakicat etnike janë në një gjendje më të vështirë ekonomike.

“Përfundimet e anketës hedhin dritë mbi 7 vitet e kaluara të periudhës së ringritjes nga kriza ekonomike. Edhe pse ka disa përmirësime, 46 përqind e popullatës nuk është në gjendje të shpenzojë 400 dollarë për shërbime urgjente si dhe 22 përqind e qytetarëve janë të detyruar të punojnë në dy punë. Ajo që është e rëndësishme është gjetja e problemit se pse kaq shumë familje kanë probleme financiare dhe gjetja e zgjidhjeve për këtë problem”, u shpreh Lael Brainard, një anëtar i Bordit drejtues të FED-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button