Zelandë e Re, një paketë cigare do të kushtojë 20 dollarë

Autoritetet e Zelandës së Re shpalosën planin e ri të politikës buxhetore dhe fiskale, sipas të cilit shumë më tepër taksa do të paguajnë kompanitë e sektorit që ndotin mjedisin, ndërsa duhanpirësit në këtë vend do të paguajnë 20 dollarë amerikanë për një paketë cigare, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria parashikon që me rritjen e taksave fiskale gjatë viteve të ardhshme të fillojë të paguajë borxhet publike, ndërsa ekonominë dhe mjedisin jetësor të bëjë më të pastër.

Gjatë katër viteve të ardhshme paralajmërohet rritja e taksave të cigareve prej 46 përqind, që Qeveria e konsideron si në përputhje me fushatën që duhanpirja në Zelandën e Re të eliminohet deri në vitin 2025.

Në këtë mënyrë një paketë cigare në këtë vend do të kushtojë 20 dollarë amerikanë, ku do të hyjë në radhët e më të shtrenjtave në botë. Zyrtarët e Qeverisë konsiderojnë se rritja e çmimit të cigareve është mënyrë e luftës për shëndetin e njerëzve.

Paralelisht me këtë, autoritetet e Zelandës së Re paralajmërojnë se deri në vitin 2030 do të ulin emetimin e gazrave serë për 30 për qind, ndërsa në pajtim me këtë është që në planin e ri buxhetor të rritet taksa e detyrueshme për kompanitë në sektorët industrial që ndotin mjedisin. Plani buxhetor parashikon edhe investime më të mëdha në institucionet sociale, arsimore dhe shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button