Donald Trump, zyrtarisht kandidat republikan për president të SHBA-së

Me sherr dhe rrëmujë, duket se Donald Trump do të jetë kandidati republikan për garën drejt Shtëpisë së Bardhë. Miliarderi amerikan, ka arritur numrin e nevojshëm të delegatëve, 1.237, për t’u bërë kandidati për presidencialet, shkruan AP.

Trump duhet të zyrtarizojë pozicionin e tij gjatë Konventës Kombëtare të partisë që do të mbahet në Klevland.

Për të fituar kandidimin republikan për Shtëpinë e Bardhë, ishin të nevojshëm 1.237 delegatë. Por Trump arriti të sigurojë edhe një më shumë, 1.238, transmeton tvklan.al.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button