Luftë e ashpër në tregun amerikan të automjeteve

Viti 2014 po merr formën e sprovës së udhëheqjes në kompanitë më të mëdha automobilistike si General Motors, Ford dhe Chrysler, pesë vjet pas ristrukturimit të industrisë amerikane të automjeteve.

Ndërsa rreziqet që shfaqen në horizont nuk kërcënojnë mbijetesën, mënyra se si do të përgjigjen kompanitë do të shënjojë drejtimin e tyre për vitet në vijim dhe do të sinjalizojë nëse kanë nxjerrë mësimet e duhura nga kriza financiare. Analistët e perceptojnë vitin 2014 si një vit tranzicioni, me rritje të ngadalësuar në tregun e makinave në SHBA.

Në panairin e këtij viti që u zhvillua në Detroit, tre kompanitë më të mëdha amerikane kanë ndërmarrë të gjithë hapat që vënë në dukje risitë e tyre edhe përsa i përket emrave të drejtuesve kryesorë. General Motors shkarkoi muajin e kaluar shefin e tij të zhvillimit të produkteve, Mary Barra. Ndërsa shefi ekzekutiv i Ford, Alan Mulally i dha fund muajve të tërë të spekulimeve duke deklaruar se nuk do të largohet për të drejtuar Microsoft.

Dhe në ditën e Vitit të Ri, Sergio Marchionne arriti një marrëveshje të kërkuar prej kohësh që i mundësonte atij të bashkojë Chrysler dhe Fiat, dy prodhuesit e makinave të cilët ai i ka drejtuar që nga viti 2009. Këto lëvizje sinjalizojnë se GM, Ford dhe Chrysler “do të vazhdojnë aplikimin e strategjive që i kanë mundësuar të dalin nga kriza me bilance më të forta dhe automjete më tërheqëse”.

Lajme të ngjashme

Back to top button