Vjosa Osmani: Kjo është e ardhmja ime në politikë!

Pas raportimit të disa mediave se deputetja më e votuar femër në Kosovë, Vjosa Osmani do t’i bashkohet partisë së re të paralajmëruar nga Ilir Deda e Mimoza Kusari, ka reaguar deputetja e LDK-së.

Ajo ka thënë për Gazetën Blic se është e përqendruar në reformimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Osmani ka thënë se shpreson që të shtohen zërat që do t’i bashkohen asaj në kauzën për reformimin e LDK-së.

“Është për keqardhje që disa media më shumë po bazohen në burime anonime se sa në deklarimet e mia. Të ardhmen time politike nuk e determinojnë ‘falltore’ politike por elektorati i LDK-së që më ka përkrahur deri tani. Përpjekjet e mia të tanishme janë të përqendruara në reformimin e LDK-së. Shpresoj që do të ketë sa më shumë zëra që do të jenë të gatshëm t’i bashkohen kësaj kauze”, ka thënë ajo për Gazetën Blic.

Disa medie sot raportuan se është çështje kohe, kur Vjosa Osmani do t’i bashkohet subjektit të ri të paralajmëruar nga ish- deputeti i VV-së, Ilir Deda dhe nga ish- zëvendëskryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari – Lila.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button