Si në diktaturë, Gruevski po shpikë armiq të sundojë më lehtë

Etiketimi i protestuesve kundër Qeverisë, apo pjesëtarëve të “Revolucionit shumëngjyrësh”, nga ana e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ka irrituar protestuesit.

Profesoresha Mirjana Najçevska, njëherit edhe aktiviste në sektorin civil në deklaratën e saj për Portalb, në lidhje me retorikën fyese të Gruevskit thotë se deklaratat e Gruevskit do të duheshin të shqyrtohen, siç thotë ajo, sipas mundësisë nga ndonjë psikiatër.

Aktivistët dënojnë retorikën e Gruevskit

“Deklaratat e fundit të Nikolla Gruevskit nuk duhet të komentohen. Në fakt nuk ka as mundësi të kundërargumentohen. Janë deklarata që duhet t’i shqyrtojë ndonjë specialist, mundësisht ndonjë psikiatër dhe në bazë të asaj të caktohet diagnoza dhe terapia për mjekimin e Nikolla Gruevskit”, tha për Portalb Najçevska.

Edhe aktivisti tjetër i Shoqërisë civile, Petrit Saraçini dënon ashpër retorikën e Gruevskit, duke e cilësuar atë si autoritare.

“Kultura politike dhe mediatike e Gruevskit janë tashmë të njohur për opinionin. Ai nuk pranon asnjë kritik dhe asnjë argument, në qoftë se e cenon veprimtarinë e tij politike dhe atë që ai i aka mësyer ta bëjë. Nuk ka zgjedhur mënyra dhe metoda se si të nxijë gjithë ata që nuk mendojnë si ai. Unë nuk pres asnjë përmirësim as nga Gruevski e as nga klika e tij në të ardhmen. Narrativi i ri mediatik duhet të krijohet prej njerëzve të ri. Ekipi i Gruevskit do të vazhdojë ashtu si ka vepruar deri tani”, nënvizoi Saraçini.

Në pyetjen gazetareske se çfarë nënkupton kur u drejtohet sektorit civil me sektar, ja se si është arsyetuar Gruevski:

“Ja një shembull që ma ka treguar njëri prej pjesëmarrësve në ligjeratat e tyre, mendoj se ishte diku më vitin 2009. Duke u folur kundër politikave të Qeverisë kanë kërkuar nga të pranishmit që të hypin mbi tavolinë, të kërcejë dhe ta shkel programin politik të VMRO-DMNE-së. Çmenduri totale! Ose kërkesë që njëzëri të përsërisin “Kjo Qeveri nuk vlenë”. Dhe gjëra të ngjashme. Ka edhe metoda më të sofistikuara. Disa nuk bien pre e indoktrinimit por rrinë aty, sepse ju duhen para, dhe heshtin. Indoktrinim të të rinjve që mos ta njohin Maqedoninë si shtet të tyre”, ka theksuar Gruevski.

Gruevski po krijon armiq për t’i hegjemonizuar ata që do t’i sundojë

Më sulmet ndaj Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Gruevski si “sektar” i ka kualifikuar bashkëpunëtorët më të afërt që kanë bashkëpunuar më Fondacionin sorosian, shkruan Dojçe Vele, transmeton Portalb.

Sipas Saraçinit, ,të gjitha sistemet qeveritare funskionojnë në këtë mënyrë. “Duhet të gjindet armiku i brendshëm dhe armiku i jashtëm. Kështu funksionon propaganda te sistemet autoritare, të shpikin armiq me qëllim që t’i hegjemonizojnë ata që duan t’i sundojnë. Kjo nuk është asgjë tjetër, pos një propaganda e cekët e lakuriqsuar. Makineria mediatike e Gruevskit është shumë e fortë. Këto mesazhe përsëriten qindar herë, nuk ka hapësirë, që cilido që është i nxirë nga mediat e Gruevskit, të kundërargumentoj ose ta fiton drejtësinë për shpifje. Gjykatat nuk funskionojnë. Shpresoj se kjo do të bjerë me ardhjen e një pushteti të ri, të një kulture të re politike”, theksoi për Portalb ai.

Sipas të dhënave të Fondacionit Shoqëri e Hapur, kryetari aktual i Maqedonisë ka qenë pjesë e Këshillit udhëheqës (2002-2004) në po të njëjtin fondacion. Pasko Kuzman, gjithashtu, Pastaj, ambasadori aktual në Londër, Jovan Donev.

Siç kumtojnë nga aty, Ilija Dimovski ka qenë pjesë e Këshillit për ndarje të bursave për programe rinore. Shfrytëzues të granteve kanë qenë edhe Toni Mihajllovski dhe Antonio Milloshoski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button