Ahmet Lala, interesohet për zhvillimet në terren për projektin “Fusha e Lukovës”

Ahmet Lala, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, ka vizituar Komunën e Dibrës, ku është takuar me kryetarin Ruzhdi Lata.

Qëllimi kryesor është të bisedojmë dhe të kontaktojmë nga afër dhe të ndihmojmë në lidhje me zhvillimet që ndodhin siç është projekti “Fusha e Lukovës”. Ne gjetëm mirëkuptim të plotë sepse ky projekt ka ngjallë një zhurmë të madhe në Dibër të madhe dhe Shqipëri. Biseduam si janë zhvillimet në terren, do të komunikojmë  edhe më tej për këtë problematike dhe qëllimi  tjetër është që të shmangim deklaratat abuzive qoftë me karakter politik apo mediatik rreth këtij projekti”, deklaroi Lala.

“Përderisa arritën që dy shtete të bisedojnë për çështjen e Radikës, përderisa ministrat e dy shteteve  biseduan me kryeministrin e Shqipërisë, por edhe prononcimi i kryeministrit të Maqedonisë, është e rëndësishme që ky problem po finalizohet dhe kam bindje të plotë se kjo finalizohet në të mirë të dibranëve sipas qëndrimit të dëshirës së qytetarëve tanë që është e mirë  dhe dobi e përgjithshme”, kryetari i Komunës së Dibrës , Ruzhdi Lata.  

Lajme të ngjashme

Back to top button