MPB tentoi në mënyrë të paautorizuar ta inçizojë seancën “Fabrika për afera”

Tre pëfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) me rroba civile sot në mënyrë ilegale e kanë inçizuar seancën gjyqësore “Fabrika për afera” në të cilën është i akuzuar i parë Zahir Bekiri i njohur si Çaush. Të punësuarit kanë bërë skandal në seancë, ata kanë ndaluar me inçizimin pas reagimit të ashpër të gjykatëses Gordana Spirevska e cila i ka urdhëruar që t’i fshijnë inçizimet, njofton Portalb.

“Si mundeni ta lejoni këtë? A duhet ta mbroni Gjykatën? Kush ju dha leje për diçka të tillë?”, ka reaguar gjykatësja.

Një person nga MPB është përgjigjur se urdhrin ia ka dhënë zyrtari i autorizuar i MPB-së, ndërkaq menjëherë më pas, gjykatësja ka kërkuar që të fshihen të gjitha inçizimet. Gjykatësja e konfirmuar se janë fshirë inçizimet pasi që e ka marrë kamerën dhe e ka parë a është bërë e njëjta. Tre përfaqësuesit e MPB-së edhe më tej kanë qëndruar në seancë.

Përndryshe, Bekiri, ngarkohet për aferën me letërnjoftimet e falsifikuara, dokumenteve udhëtuese dhe dokumenteve tjera. Prokuroria Themelore Shkup ka paraqitur akuzë kundër tij dhe vëllait të tij I.B, transmeton Portalb.

Bekiri akuzohet për tre vepra penale, gjegjësisht për prodhim dhe furnizim të armëve dhe mjeteve për kryerjen e veprave penale, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të të dhënave personale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button