Kodra e Diellit, adhuruesit e skijimit shijojnë pasionin e tyre edhe gjatë natës

Për herë të parë gjatë këtij sezoni turistik dimëror, adhuruesit e skijimit kanë mundur që të shijojnë pasionin e tyre edhe gjatë natës, në terrenet e ndriçuara.

Të reshurat e reja të borës në Kodrën e Diellit, kanë mundësuar skijimin nën dritat e reflektorëve gjatë orëve të natës, me një shtresë të re bore që është pritur që nga fillimi i sezonit dimëror.

Kjo praktikë e filluar vitin e kaluar, ka mundësuar shfrytëzimin e biletave falas të ski lifteve për natën e parë, për të gjithë vizitorët.

“Ky vendim që e respektuam edhe këtë vit, në mënyrë plotësuese do të kontribuojë në rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve të ski lifteve dhe në tërheqjen e më shumë vizitorëve në Kodrën e Diellit, gjatë sezonit turistik dimëror”, thotë drejtori i  “ELEM Turs”, që mbanë Kodrën e Diellit, Petre Dimitrieski.

Skijimi gjatë orëve të natës, ka ngjallur interes tek vizituesit e të gjitha moshave edhe të atyre që janë në fazën fillestare të mësimit të skive.

Sezoni turistik në Kodrën e Diellit që ka filluar në nëntor të vitit të kaluar është zhvilluar pa ndërprerje edhe pse sasia e borës, nuk ka qenë në nivelin e duhur, megjithatë ka qenë e mjaftueshme për të bërë ski.

Lajme të ngjashme

Back to top button