Kodra e Diellit, rivendoset “Sv.Ilija”

Tabela “Sveti Ilija”, si një nga simbolet më të njohura që pasyron rolin shtetëformues të shqiptarëve në Maqedoni, është kthyer përsëri në Kodrën e Diellit. Edhe pse tabela u largua, gjatë ditës së djeshme vizituesit dhe skijatorët e kanë vërejetur se tabela përsëri është vendosur. “Ne po bëjmë hetimin e rastit. Tabela është hequr. Do ti gjejmë fajtorët” – tha zëdhënësi i policisë, Marjan Josifoski.

Vendosja e tabelave informuese me emra fetar ortodoks në Kodrën e Diellit, në Tetovë, shkaktoi shumë reagime tek popullata vendase dhe te Bashkësia Fetare Islame. 

Mediet tentuan të kontaktojnë me dy drejtorët e Kodrës së Diellit, por të njëjtët refuzuan të prononcohen me arsyetimin se tabela është vendosur nga ELEM-it dhe nuk ka të bëj me drejtorinë e Kodrës së Diellit. Banorët ndërkohë reagojnë edhe për diskriminime tjera pasi sipas tyre në këtë pikë turistike ka kishë ortodokse, por jo edhe xhami për ndërtimin e së cilës ka pasur premtime por që kanë mbetur vetëm në letër.

Lajme të ngjashme

Back to top button