Manchester një ‘JO’ të madhe PSG-së për Januzajn

Manchester United, ashtu siç shkruan sot “The Guardian”, ka refuzuar një ofertë të Paris Saint Germain në adresë të 18-vjeçarit me origjinë shqiptare Adnan Januzaj.

Nuk bëhet ende e ditur shuma që kampionët e Francës i kanë ofruar atyre të Anglisë, por dihet që skuadra e Laurent Blanc është interesuar për Januzajn që kur ai firmosi kontratën e parë me United.

Klubi nga “Old Trafford” nuk ka ndermend të shesë talentin e saj, një prej futbollistëve më të mirë të këtij sezoni për “Djajtë e Kuq”.

Përveç Januzaj, një tjetër shënjestër e përbashkët e të dy klubeve është edhe francezi i Newcastle, Yohan Cabaye.

Lajme të ngjashme

Back to top button