BE, për dy vite mbi 15 mijë viktima të trafikmit me qenie njerëzore

Koordinatorja për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore të Bashktimit Evropian Myria Vassiliadou, tha se në të gjithë Evropën për vitet 2013-2014 janë regjistruar 15 mijë e 846 persona si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, raporton Anadolu Agency (AA).

Vassiliadou në një takim me temë “Trafikimi i qenieve njerëzore në BE” të mbajtur në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë ka theksuar se trafikimi i qenieve njerëzore është shkelje e të drejtave të njeriut dhe trafikimi i qenieve njerëzore me përkufizimin më të thjeshtë është shitja dhe blerja e njerëzve.

Duke vënë në dukje se për vitet 2013-2014 në të gjithë BE-në janë regjistruar 15 mijë e 846 persona si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore Vassiliadou ka theksuar se 65 përqind të viktimave e përbëjnë qytetarë të BE-së si bullgarët, hungarezët, gjermanët, polakët dhe rumunët.

Ndër të tjera Vassiliadou, ka theksuar se 15 përqind e viktimave janë fëmijë ndërsa 76 përqind gra.

Ai ka tërhequr vëmendjen se në përgjithësi viktimat përdoren me qëllime duke i detyruar për veprime si të lypin, në veprime kriminale, martesa me detyrim, trafikimin e organeve, trafikim fëmijësh, birësim, shitje të foshnjave, si dhe me qëllim të krimeve si në atë të drogës, krimeve të organizuara dhe për terrorizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button