Fillon procesi gjyqësor ndaj personave të akuzuar për aferën “Spiun”

Sot do të filloj procesi gjyqësor kundër 19 personave të akuzuar për aferën “Spiun”. Ky do të jetë procesi i parë në vend që do ët zhvillohet për spiunim.

Megjithatë, opinion nuk do të njoftohet plotësisht për këtë rast për shkak të numrit të madh të dokumenteve, të cilat kanë shenjën e sekretit shtetëror. 

Sekretet shtetërore të cilat janë material i dëshmisë në procesin gjyqësor “Spiuni”, nuk do të jenë të njohura për publikun ka njoftuar gjykata, pasi në pjesën ku do të ketë pyetje dhe informacione të ndjeshme gjykata do të mbyllet për media. 

Gjykata ka marrë vendim që të lejohet prezenca e mediave vetëm në rastet ku nuk do të diskutohet për sekrete shtetërore.   

Lajme të ngjashme

Back to top button