Aktori Osman Azemi tregon për efikasitetin e Komunës së Prishtinës

Aktori i mirënjohur Osman Azemi përmes Facebook-ut i ka falënderuar punonjësit e Komunës së Prishtinës për efikasitetin e tyre.

Aktori i Stupcave e ka postuar një fotografi para komunës në kryeqytet ku shihet së bashku me disa dokumente në dorë për të cilat siç thotë ai i’u deshtën më pak se 15 minuta, njofton Klan Kosova.

“Jam i lumtur që shof stafin e Komunës së Prishtinës në gadishmëri të plotë për të plotësuar nevojat dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

Mua mu deshtën vetëm 12 minuta për të perfunduar pune me dokumenta, edhe pse isha i 69 ne rend.

Respekte per te gjithë punonjësit e Komunës së Prishtinës”, ka shkruar Azemi.

Kurse këtë postim e ka shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook edhe vet kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button