SPB – Ohër: Alarm i rrejshëm për bombë në afërsi të një shkolle në Strugë

Ekipe profesionale policore të anti-terrorizmit pranë SPB – Ohër dhe nëpunës policor nga stacioni policor në Strugë pas marrjes së denoncimit për bombë në afërsi të shkollës fillore në Strugë “Vëllezërit Milladinovci” konstatuan se nuk ka mjet shpërthyes.

SPB – Ohër kumtoi se nuk ka pasur mjet shpërthyes, që mund të shkaktojë rrezik të përgjithshëm, të vendosur në një automjet në Strugë në rrugën “Jovo Stefanoski Rile”.

“Në Stacionin policor në Strugë sot në orën 9 e 30 minuta është denoncuar se në një automjet për udhëtarë të tipit “Nissan Primera” me targa të Bullgarisë, ka pajisje që mund të shkaktojë rrezik të përgjithshëm. Pas marrjes së informacionit, ekipet e policisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për të siguruar zonën ku ishte parkuar automjeti dhe kanë kryer kontroll ndaj tij”, deklaroi zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button