Ushqehen me bukë diplomatike, e sukses nuk ka aspak

Arsim Zekolli, kolumnë –“Njeriu dhe njeriu nga Tienanmeni”, Utrinski Vesnik
Pamja nga Teinanmeni megjithatë nuk ndodhë dot te ne. Jo vetëm për nga shkaku që mes nesh nuk ka individ te gatshëm për te qëndruar balle tanksave. Por nga fakti që brenda  tankses qeveritare nuk do të gjeni njeri. 

Daut Dauti, kolumnë –“PPD – biletë njëkahëshe për historinë”, Dnevnik
Mjerueshëm për partinë që dikur i rilindi Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë. Partia e vetme e cila pas tre fitoreve zgjedhore mbeti në histori. Me qëllimet e saja të papërbmushura të programit, me pritjet e papërmbushura të  Shqiptarëve, u gjet në vend politik në të cilin nduk ndihej komod. Ndoshta pa merita, por ashpër.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Kapeni grabitësin”, Utrinski vesnik
Qeveria e pa se fabulat dhe arsyetimet me procedura ligjore nuk ndihmojnë shumë, dhe menjëherë u tërhoq nga shitja e truallit në qendër të Shkupit. Edhe pse një numër i vogël i mediumeve janë jashtë kontrolle, shtypja e publikut nuk ishte  vendimtare, por fakti se po afrohen zgjedhjet.

Aljosha Simjanovski, kolumnë –“Zbutja e liberalizmit të egër në mediume”, Utrinski Vesnik
Është e pabesueshme se sa nota paushallë, mendime, analiza janë të thëna gjatë këtyre viteve në lidhje me shërbimin qytetar të radiodifuzionit .

Gjorgji Misajlovski, kolumnë – “Bukë diplomatikë” , Utrinski Vesnik
Buka diplomatike me të cilën diplomatë të tonë ushqehen për 20 vite me radhë nuk sjell asnjë rezultat në planin ndërkombëtar. Por në planin domestik sjell. E kjo është projekt i përbashkët i sunduesit dhe farisenjtë e tij diplomatik.

Darko Janevski, koment – “Histeria e grupit me bilbil të butë”, Dnevnik
Le ti shohim pronat e gazetarëve. Dhe kush si i ka fituar. Edhe një herë të shohim se kush ka qenë dhe kush jo një nga kërpudhat e Frçkovskit. Kush është në martesën administrative për të cilën foli ministri për punë të brendshme Çokrevski, e kush jo? Cili ose cila nga këta që tani ndizen nga “Dnevnik-u” përmes “Fejsbukut” ose forume tjera interneti paska qenë “zonjushë” policore,  e cili jo?

Lajme të ngjashme

Back to top button