Filloi ndërtimi i Urës së Demokracisë në Gostivar

Me një ceremoni rasti u vendos gur-themeli për ndërtimin e urës së re për komunikacion në qytetin e Gostivarit. Fondet për ndërtimin e urës janë me vlerë prej 23.600.000 denarë dhe u siguruan në formë kredie nga MIDF nëpërmjet një banke komerciale të akredituar nga ky institucion dhe se ura sipas dinamikës pritet të ndërtohet brenda gjashtë muajsh.

Ura e re mbi lumin Vardar do të lidh rrugën “JNA” me rrugën “Zhivko Brajkovski”, në anën tjetër të lumit, respektivisht lagjen Dutllëk.

Gjatësia e urës është paraparë të jetë 42 metra, ndërse gjerësia 20 metra. Do të jetë me 4 korsi për vetura nga 3.50 m të gjera, 2 staza për biçiklistët me gjerësi nga 1 metra secila dhe me 2 trotuare me gjerësi nga 2 metra, po ashtu çdonjëra nga ata. Ura do të mbështetet në 8 shtylla mbajtëse.

Për realizimin e projektit “Ndërtimi i urës mbi lumin Vardar” Komuna e Gostivarit vendosi kontaktet dhe bashkëpunimin me MIDF (Fondit për Zhvillim Infrastrukturor të Komunave) fond ky Evropian me seli në Luksemburg dhe që përfaqësohet nga Shkolla për Shërbime Financiare Frankfurt të Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button