Shkup, shënohet Dita Ndërkombëtare e Multipleks Sklerozës

Dega e multipleks sklerozës (MS), e cila është pjesë e Personave me invaliditet trupor “Mobilitet – Shkup”, sot në sheshin në Shkup përmes një varg aktivitetesh informative publike shënuan Ditën Ndërkombëtare të Personave të Sëmurë nga Multipleks Skleroza, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kryetarit të shoqatës “Mobilitet Shkup”, Dejan Gjorgjievski qëllimi i kësaj dite është që të inkurajohen të gjithë ata që janë të sëmurë nga kjo sëmundje të bashkangjiten në shoqatën, si dhe të kërkojnë nga institucionet kompetente pak më shumë vëmendje lidhur me trajtimin e mjekimit.

“Kërkojmë pak më shumë vëmendje në trajtimin e mjekimit, marrim terapi e cila është e vjetër dhe e cila ka përqindje të dobët në parandalimin e avancimit të kësaj sëmundje”, deklaroi Gjorgjievski, duke shtuar se në botë ka terapi të cilat janë tre herë më bashkëkohore dhe me 65 përqind të parandalimit të invaliditetit, ku i bën thirrje institucioneve që t’i sjelli dhe të jenë në barrë të Fondit.

Mjekja Gabriella Novotni shtoi se në vend ka 1.200 të sëmurë të regjistruar nga multipleks skleroza prej të cilëve 370 janë vendosur në terapi imunitare modulatore, e cila anulon përkeqësimet e sëmundjes.

Ndryshe, multipleks skleroza është një nga çrregullimet më të shpeshta neurologjike dhe shkaku për invaliditet tek të rinjtë. Dita Ndërkombëtare e MS-së zyrtarisht shënohet të mërkurën e fundit e muajit maj përmes ngjarjeve dhe aktiviteteve të ndryshme të cilat ndodhin çdokund në botë gjatë tërë muajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button