Policia e kërkon edhe aktivistin Zamir Mehmeti

Aktivisti i shoqërisë civile Zamir Mehmeti pret që në çdo moment të marrë thirrjen për dëgjim në stacion policor. Zyrtarët e policisë e kanë kërkuar dje në shtëpinë e tij, por meqë askush s’ka qenë në shtëpi nga policia kanë informuar se sot do të marrë ftesën, transmeton Portalb.

“Më informoi avokati i dy protestuesve tjerë, i cili do të jetë edhe përfaqësues i imi, se policia dje më ka kërkuar, por s’ka qenë askush në shtëpi. Sot nëna ime do të jetë në shtëpi, kështu që pres të ma dërgojnë ftesën për dëgjim në stacion policor. Unë edhe më parë kamë thënë se nuk ik, e as që fshihem nga dikush. Në moment që do ta marrë ftesën do të paraqitem në stacion”, ka deklaruar për portalin NOVA Mehmeti.

Mehmeti para dy ditësh dërgoi porosi deri të Çavkov, gjatë një fjalimi para Kuvendit.

“Çavkov po ju drejtohem drejtpërsëdrejti juve, sepse ju zgjodhën për të na frikësuar. Po ju tregoj se nuk ua kemi frikën, sepse ky popull është zgjuar dhe do ju ngjyrosim sipas listës., nuk ua kemi frikën. Ne ngjyrosim ditën dhe nuk fshihemi si qyqarë sikur ju”, pat thënë Mehmeti.

Sot në Stacion policor ishin të ftuar 4 protestues për shkak shkeljeve ligjore gjatë protestave të “Revolucionit të larmë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button