Davidoviq: Içizimet e policëve nuk janë argument valid

Incizimet dhe fotografitë nga MPB gjatë protestave nuk mund të përdoren si argumente, sepse janë të bëra pa urdhër për masa hetuese. Kështu është shprehur avokati Zvonko Davidoviq, i cili është avokat mbrojtës i dy protestuesve të “Revolucionit të larmë”, raporton Portalb.

Dy nga 4 protestues Ana Kërkul dhe Irena Shterijovska janë thirrur në polici me arsyetimin se kanë kryer vepra penale gjatë protestave, sipas incizimeve, për të cilat avokati Davidoviq tha se do të ngre padi penale kundër ministrit Çavkov, komandantëve policor dhe inspektorëve për shkak keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Në mëngjesin e sotëm qindra qytetarë me thirrje dhe pankarta, “Çavkov tregoje veten”, “shtet policor”, “nuk ka drejtësi nuk a paqe”, u mblodhën përpara stacionit policor “Beko” në Shkup, për t’u dhënë përkrahje aktivisteve, Najçevska dhe Pirovska, të cilat për sot u ftuan në bisedë informative për shkak të pjesëmarrjes në protestat e “Revolucionit Laraman”, në të cilat, sipas MPB-së, është bërë shkelje e ligjit për pastërti, gjegjësisht është gjuajtur ngjyrë drejt institucioneve të shtetit/Portalb

Lexo: Urania Pirovska dhe Mirjana Najçevska dënohen me nga 50 euro

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button