Mungesa e ujit, problem kyç në Shuto Orizarë

Furnizimi me ujë të pijshëm në lagjen Shuto Orizarë, vazhdon të mos kënaq nevojat e qytetarëve të asaj ane.

Kjo lagje numëron rreth 40 mijë banorë, ndërsa uji vazhdon të mbetet problem kryesor me të cilin ballafaqohen.

‘Jemi as 10 minuta larg qendrës ndërsa kemi problem me ujin e pijshëm, kjo është turp për të gjithë udhëheqësinë e shtetit. Duam sa më parë të zgjidhet ky problem’ tha Denis F, banor i asaj ane.

‘Ndër problemet kryesore për ne është uji, nuk kemi as ujë të bollshëm për të pirë, kjo duhet zgjidhet sa më parë’ tha një banor tjetër.

Nga Komuna e Shuto Orizarës, thonë se në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit po merren vesh për të zgjidh problemin.

‘Qyteti i Shkupit do të merr kredi nga Banka Botërore, për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Shuto Orizarë. Kredia do të jetë prej rreth 700 mijë euro, dhe ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Komunën resore dhe NP ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’. Sistemi i tanishëm i ujit në këtë lagje është i vjetëruar dhe nuk kënaq nevojat e banorëve të kësaj lagje’ thotë Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button