Presidenti i ri i Austrisë zotohet se do të bashkojë shoqërinë

Presidenti i ri i Austrisë, Alexander Van der Bellen, është zotuar se do të dëgjojë “frikat dhe zemërimet” e qytetarëve.

Van der Bellen, i pavarur, ka mundur kandidatin e ekstremit të djathtë, Norbert Hofer, me vetëm 31,000 vota nga 4.64 milionë, sa janë hedhur në zgjedhjet e së dielës, transmeton KOHA.net

Van der Bellen ka pranuar se ka “përçarje” në shoqëri, por ka thënë se do të punojë për të fituar besimin edhe të votusve të Hoferit.

Hofer ka kundërshtuar migracionin dhe multikulturalizmin.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se Evropa “frymon më lirshëm” nga humbja e tij.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thënë se është mirë që austriakët kanë refuzuar “populizmin dhe ekstremizmin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button