Nëse dikush ua dërgon këtë mesazh për WhatsApp, mos e klikoni!

Përdoruesit jo shumë të vëmendshëm të “WhatsApp” janë duke u mashtruar për të shkarkuar “WhatsApp Gold”, një version gjoja ‘ekskluziv’ të aplikacionit, i cili në të vërtetë infekton telefonat mobilë me viruse.

Një numër përdoruesish të aplikacionit kanë raportuar të kenë pranuar mesazhe, të cilat nxitin ata të regjistrohen për këtë shërbim nëpërmjet ueb-sajtit të WhatsApp Gold, i cili jepet në mesazh, raporton The Independent.

Veçoritë shtesë të aplikacionit (të cilat, sipas mashtruesve, më herët u janë mundësuar vetëm njerëzve të famshëm), përfshijnë aftësinë për të dërguar qindra fotografi përnjëherë, ikona të reja, video thirrje, veçori shtesë të sigurisë dhe opsione shtesë të personalizimit, transmeton Gazeta Express.

Sigurisht, e gjithë kjo është gënjeshtër. Shkarkimi i aplikacionit nga ueb-sajti vetëm e infekton telefonin tuaj me viruse, që mund t’ju mundësojnë hakerëve të vjedhin të dhënat tuaja, apo të monitorojnë lëvizjet dhe aktivitetin tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button