Turqia publikon Enciklopedinë Islame në internet

Enciklopedia Islame e Fondacionit turk për Çështje Fetare, padyshim, një nga koleksionet më të rëndësishme të njohurive Islame të botuara në kohët bashkëkohore, është tani në dispozicion në internet.

Projekti për këtë enciklopedi, i cili ka filluar në vitin 1983 dhe vëllimin e saj të parë e lëshoi në vitin 1988, përfundoi në dhjetor, duke prodhuar një total prej 44 vëllimeve.  Ajo është përmbledhur me ndihmën e mbi 2000 ekspertëve dhe studiuesve mbi Islamin, transmeton Mesazhi.

Duke mbuluar një gamë të gjerë temash nga shkencat islame, historisë, gjeografisë, kulturës dhe qytetërimeve, Enciklopedia përmban 15.226 tituj, duke cituar rreth 500 burime. Nëse përfshihen nën-titujt, atëherë numri i titujve rritet në 16.855.

Enciklopedia, gjithashtu, përmban informacion sociologjik mbi botën muslimane nga Maroko deri në Indonezi, si dhe informacion në lidhje me komunitetet muslimane në vendet jo-islame.

Edhe pse është në gjuhën turke, si dhe mund të jetë burim jetik për teologët turk-folës, Enciklopedia do të jetë burim i rëndësishëm për të gjithë ata që kërkojnë sqarim akademik për të gjitha çështjet që lidhen me Islamin.

Lajme të ngjashme

Back to top button