Bilall Kasami prezantoi drejtorët e Departamenteve të Lëvizjes Besa

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i ka prezantuar drejtorët e departamenteve të Lëvizjes BESA, të cilët do të jenë monitorues të vazhdueshëm të kësaj qeverie, sipas tij, antishtetërore dhe antishqiptare, të cilët do të ofrojnë zgjidhjet më adekuate për të gjitha çështjet që i tangojnë shqiptarët e këtij vendi, por edhe qytetarët e tjerë, duke ofruar politika të drejta sociale, kulturore, arsimore, ekonomike etj.

“Konsiderojmë se në këtë situatë vetëm profesionistë të dëshmuar, siç i kemi përzgjedhur në krye të departamenteve dhe pjesëtarët e tyre, mund ta realizojnë punën e tyre denjësisht. Andaj në kuadër të këtyre departamenteve do të funksionojnë edhe ekipe të specializuara që do të merren me hulumtime e analiza, të cilat më pas do të kanalizohen më zgjidhje konkrete dhe do të përfshihen në platformën e përgjithshme të BESËS “Ridefinimi”, tha Kasami

Këto do të jenë drejtorët e departamenteve në Lëvizjen BESA:

  • Afrim Murseli – Departamenti i Punëve të Brendshme, i diplomuar për mbrojtje dhe siguri
  • Ali Maksuti – Departamenti i Ekonomisë, doktor i shkencave të ekonomisë
  • Blerim Sejdiu – Departamenti i Drejtësisë, jurist me shumë përvojë në çështjet juridike
  • Faton Saiti – Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, i diplomuar për punë dhe politikë sociale
  • Rexhep Memedi – Departamenti i Shëndetësisë, specialist i pediatrisë në Klinikën e Shkupit
  • Hatije Etemi – Departamenti i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, profesoreshë dhe aktiviste e sektorit civil
  • Mesud Rushiti – Departamenti i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, ekspert i çështjeve bujqësore
  • Melinda Rashidi – Departamenti i Kulturës dhe Çështje Fetare, me profesion arsimtare, por me vokacion jeta kulturore
  • Ali Ismaili – Departamenti i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Shtetërore, ekspert në sferën e informatikës
  • Isak Tusha – Departamenti i Mbrojtjes, ushtarak i lartë i ish – UÇK-së
  • Besar Berisha – Departamenti i Qeverisjes Lokale, magjistër i shkencave ekonomike
  • Kastriot Rexhepi – Departamenti i Punëve të Jashtme, me shumë përvojë në diplomaci si asistent i shumë diplomatëve në vend
  • Lulzim Aliu – Departamenti i Arsimit, Shkencës, Rinisë dhe Sportit, doktor i shkencave filologjike dhe pedagog në universitetin e Shkupit
  • Selatin Jusufi – Departamenti i Transportit dhe Lidhjeve, njohës i mirë i rrethanave të kësaj sfere
  • Afrim Alili – Departamenti i Financave, doktor i shkencave të ekonomisë dhe pedagog në Universitetin e Tetovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button