Bieber gjen qetësi në Panama

Në mesin e një skandali pasi u ndalua nga policia duke i dhënë makinës nën efektin e drogës dhe alkoolit, Justin Bieber udhëtoi drejt Panamasë për të gjetur pak qetësi nga vëmendja konstante e mediave amerikane.

19-vjeçari duket se është përfshirë në telashe serioze me drejtësinë, jo vetëm për shkak të substancave me të cilën u gjet pas timonit, por edhe sepse në kontrollin në banesën e tij u gjetën substanca narkotike mbi kufirin e lejuar të përdorimit vetjak.

Ndonëse me dëshirën për të qenë pak kohë larg vëmendjes, Bieber nuk udhëtoi vetëm deri në Panama.

Këngëtari u fotografua në praninë e bashkëmoshataresh Chantel Jeffries, me të cilën ishte i shoqëruar në momentin e arrestimit disa ditë më parë dhe nga një shpurë e tërë bashkëpunëtorësh dhe ndihmësash. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button