Këshilli i BE-së e shtyu debatin për Maqedoninë

Këshilli për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian dje nuk ka diskutuar për gjendjen në Republikën e Maqedonisë edhe krahas kërkesës së Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë që kjo çështje të gjendet nën pikën “Të ndryshme”, në takimin e djeshëm të ministrave të Jashtëm të vendeve-anëtare të BE-së.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, shefi hungarez i diplomacisë, Peter Sijarto, pas përfundimit të Këshillit të sotëm të Unionit, në deklaratën për MIA-n konfirmoi se diskutimi për Maqedoninë është shtyrë për datën 20 qershor për arsye se ato që kërkuan të diskutohet, Gjermania dhe Britania e Madhe, nuk ishin të pranishme në fund të takimit përmes ministrave të vet. për këtë arsye, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini e shtyu diskutimin për ngjarjet në Maqedoni.

Edhe krahas asaj që diskutimi për krizën politike në Maqedoni ishte shtyrë në Këshillin e sotëm të BE-së, ministri hungarez i Punëve të Jashtme, megjithatë, e konfirmoi qëndrimin e fuqishëm të cilin shteti i tij si vend-anëtar i Unionit e ka lidhur me ngjarjet në Republikën e Maqedonisë.

Roth: Partitë nuk guxojnë të luajnë me durimin e bashkësisë ndërkombëtare

Hamond: Maqedonia mund t’i humb benefitet nga asociacioni i BE-së dhe NATO-s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button