Thaçi: Demarkacioni punë e kryer

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë sot për një vizitë në qumështoren Eurolona në Miradi të Fushë Kosovës.

Thaçi ka qenë i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe ai i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, njofton Klan Kosova.

Para përfaqësuesve të këtij biznesi, Thaçi tha se marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim ka hapur shumë mundësi për prodhuesit vendor, ku edhe është shprehur i gatshëm për mbështetje.

Në këtë vizitë presidenti Thaçi u pyet edhe për demarkacionin me Malin e Zi, vendin fqinjë ku qëndroj të shtunën. Por ky mohoi të jetë biseduar për kufirin, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button