Teori të vjetra të konspiracionit për klikime të reja

press fb

[Recension: Për 3 muaj vriten 11 mjekë që kanë luftuar kundër kancerit]

Тeksti është bajat, jo i plotë dhe me titull senzacionalist. Bazohet në një video të publikuar vitin e kaluar, ndërsa nga e gjithë video kronika është transmetuar vetëm një informatë, numri i mjekëve të vdekur.

Убиени 11 лекари кои се бореле против ракот за 3 месеци Press24Linku deri te artikulli origjinal: Për 3 muaj vriten 11 mjekë që kanë luftuar kundër kancerit

Data dhe koha e publikimit: 11.05.2016 – 22:50

Data e recensionit: 20.11.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

INFORMATË BAJATE

Madje 11 mjekë para do kohësh janë vrarë në rrethana të dyshimta. Të gjithë ata kanë pasur një gjë të përbashkët, e kanë zbuluar enzimimin naglaza, i cili futet në vakcina.

Në artikull nuk ka përcaktim të saktë kohor të ngjarjes, përdoret fjala para do kohësh, me qëllim që të lihet përshtypje se bëhet fjalë për ndodhi që ka ndodhur kohët e fundit. Edhe pse tregimi mbështetet në një video-storje të publikuar në “Youtube” në tetot të vitit të kaluar.

Теksti thekson se të gjithë mjekët, vdekja e të cilëve është e pasqaruar janë në lidhur me zbulimin e një enzimi, që përdoret në vakcinat kundër kancerit. Mirëpo, në të nuk jepen më tepër detaje për atë se për cilët mjekë bëhet fjalë, e as që tregohet se kur dhe si kanë vdekur. Në vend të kësaj, sqarohet funksioni i enzimit dhe roli i tij në sistemin imunologjik, që më tepër i ngjan informatës për ndonjë zbulim shkencor për ndonjë enzim se sa për rast të vrasjeve misterioze.

Përndryshe, nëse shihet videoja që është publikuar së bashku me artikullin, në të zbulohet se për cilat persona bëhet fjalë dhe në çfarë mënyre janë vrarë ata. Mirëpo, askund në këtë material nuk janë paraqitur deklaratat e autoriteteve policore, të afërmve ose bashkëpunëtorëve të të ndjerëve, kështu që, e gjithë përmbajtja, ashtu siç është koncipuar, më tepër i ngjan teorisë së konspiracionit.

Ljami i strukturuar në këtë mënyrë është në kundërshtim me rregullat e gazetarisë, të cilat kërkojnë përcaktim kohor dhe hapësinor të informatës, si dhe përpunimin e saj të plotë. Madje edhe sikur të bëhet fjalë për ngjarje të vjetër, përgatitja e lajmit mund të arsyetohet vetëm në qoftë se zbulon elemente dhe informata, të cilat deri tani nuk kanë qenë të njohura për pulikun. Elementet e tilla të reja nuk mund të gjenden në artikullin që është para nesh. Ai le përshtypje se është bërë vetëm që të tërheqë sa më shumë lexueshmëri, duke u ofruar lexuesve teori të vjetra të konspiracionit për klikime të reja.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button