Piloti i EgyptAir para rrëzimit kërkoi ulje emergjente

Piloti i cili drejtoi avionin e kompanisë EgyptAir në fluturimin nga Parisi drejt Kajros, nga kontrolluesit egjiptian të fluturimeve kërkoi që t’i mundësojnë ulje emergjente disa çaste para rrëzimit në Detin Mesdhe, bëri të ditur sot Shërbimi Francez për Hetime të Fatkeqësive Ajrore (BEA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i BEA-s në një deklaratë për televizionin francez M6 tha se piloti Mohamed Said Shoukair është ankuar se ka tym në kabinën e pilotit para se të kërkojë aterim të detyrueshëm.

Zëdhënësi i BEA-s, Sebastien Barthe, theksoi se të dhënat transmetuese nga avioni zbuluan se në kabinë ka ekzistuar prania e tymit. “Tymi, shkaku i të cilit ende nuk dihet, mund të jetë indikator për zjarrin”, theksoi Barthe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button