SHBA, masakër në qendrën tregtare

Të paktën tre persona janë vrarë në një seri të shtënash në një qendër tregtare në Merilend të Shteteve të Bashkuara, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare online.

Policia e Kontesë Hauard u ka bërë thirrje banorëve në lokalitetin urban Kolumbia Moll që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin daljet jashtë.

Autoritetet thanë se një nga viktimat është gjetur pranë një arme dhe një sasie municioni, ndërsa për dy viktimat e tjera nuk ka ende informacion.

Raportime të ndryshme sugjerojnë se qendra, rreth 45 minuta larg Uashington DC, është mbyllur pas të shtënave.

Gjatë fundjavës, godina me rreth 200 dyqane është një destinacion për shumë qytetarë, përfshirë këtu familje, fëmijë e të rinj, pasi ka edhe një kënd lojrash. 

Lajme të ngjashme

Back to top button