fbpx

Kryeministri blen një makinë të përdorur për gruan (FOTO)

Kryeministri britanik, David Cameron e befasoi shitësin e një pike makinash të përdorura, kur u shfaq aty për të blerë një makinë të përdorur për të shoqen.

Cameron bëri atë që bëjnë miliona njerëz.

Pronari i pikës, Iain Harris mbeti akoma më i befasuar kur ai nuk bleu ndonjë makinë më të shtrenjtë, por thjesht një Nissan Micra blu të vitit 2004, me një vlerë prej 1500 sterlina.

Makina kishte një kilometrazh të bërë prej 93 mijë milje.

“Ishte surreale. Mora një telefonatë ku më thuhej se kryeministri do vinte për të parë një prej makinave tona. Mendova se ishte ndonjë shok që po tallej”.

“Nuk u besoja syve kur erdhi. Kaloi gjysmë ore duke e parë makinën. Ai tha se duhej të ishte diçka e bërë në Britani. U talla duke i thënë se nuk do donte një makinë të kuqe”.

Vetë kryeministri britanik lëviz zakonisht me një Jaguar Xj me vlerë 200 mijë sterlina, i modifikuar për ta mbrojtur nga sulmet e mundshme terroriste.

444-11

222-18

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close