Abasadori rus, Shçerbak: Kriza në Maqedoni të zgjidhet nga faktorët e brendshëm

­ Sekreti i daljes së suksesshme nga çfarëdo krize është shumë e thjeshtë. Një zgjidhje politike afatgjatë e çfarëdo krize duhet të jetë e brendshme vendore. Vetëm një zgjidhje e tillë është e qëndrueshme dhe mund të japë perspektivë, deklaroi ambasadori i Federatës Ruse në Maqedoni, Oleg Shçerbak.

Ai këtë pohim e mbështeti me përvojën e Rusisë e cila, sipas tij, në historinë e vet të gjatë ka kaluar nëpër shumë fitore, por edhe kriza të cilat me sukses i ka tejkaluar vet pa ndihmë, siç thekson, nga jashtë, respektivisht nga FMN, BERZH, Banka Botërore ose institucione të tjera të jashtme.

“E bëmë atë vet dhe e ruajtëm integritetin dhe sovranitetin tonë”, porositi ambasadori Shçerbak në pyetjen e gazetarëve në kuadër të konferencës për shtyp me rastin e mbajtjes së manifestimit Ditët e Kulturës Shpirtërore të Rusisë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button