Deponia rajonale, Nevzat Bejta i viziton protestuesit

Nga dita e premte, banorët e fshatrave Banjicë e Poshtme dhe Epërme si dhe disa lokaliteteve përreth, po protestojnë duke bllokuar automjetet që bartin mbeturinat komunale nga komunat e rajonit të Pollogut.

Ato protestojnë duke kërkuar përfundimisht të zgjidhet problemi me deponinë rajonale e cila sjell pasoja ekologjike në këtë zonë.

“Protestuesit janë vizituar gjatë ditës së hënë nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili u ka dhënë mbështetje të fuqishme kërkesave të tyre për zgjidhjen e problemit me deponinë rajonale “Rusino”. Në takimin paraprak në kabinetin e kryetarit me drejtuesit e Bashkësive Lokale por edhe në takimin me protestuesit, është rënë dakord që brenda javës të formësohet kërkesat e protestuesve, dhe si një delegacion i përbashkët mes Komunës dhe Bashkësive Lokale, të realizohen takime në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, qeveri dhe qendrën rajonale për zhvillim të Pollogut, me qëllim që të parashtrohen kërkesat dhe të kërkohet zgjidhje përfundimtare, respektivisht ndërtimin e Fabrikës për riciklimin e mbetjeve urbane”, thuhet në kumtesën e Komunës së Gostivarit.

Ato njoftuan se do të lejojnë kamionët e NP “Komunalec”, nga Gostivari të bartin mbeturinat në deponi, kurse për komunat e tjera do të vlen vendimin për bllokimin e tyre deri në zgjidhjen e problemit, ndërtimin e Fabrikës për riciklim të mbeturinave urbane.

Pasi u ra dakord që mbeturinat urbane të qytetit të Gostivarit të mund të deponohen, nga dita e sotme, NP “Komunalec“, ka filluar me bartjen e mbeturinave në deponinë rajonale “Rusino”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button