Vazhdon promovimi i librave “Yjet e letërsisë botërore” vetëm në maqedonisht

Libra të rinj nga edicioni “Yjet e letërsisë botërore” sot do të promovohen në BKU “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Përderisa ky edicioni apo projekt qeveritar i cili i është ndarë Ministrisë së Kulturës, parashikon shpalljen e 560 veprave të thesarit letrar botëror, për momentin asnjëri prej këtyre titujve nuk është përkthyer në gjuhën shqipe.

Kohë më parë sekretari shtetëror në Ministrisë së Kulturës, Muzafer Bislimi pranon se librat e këtij projekti do të përkthehen vetëm në gjuhën maqedonase.

Kurse sot në promovim do të mbajë fjalim ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button