Fillon konferenca e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane

Në kuadër të presidencës greke dhe Bashkimit Evropian, kryetari i komisionit parlamentar për çështje evropiane, Hajrulla Misini, do të merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane, që do të mbahet sot dhe nesër në Athinë.

Në konferencë, siç paralajmëroi edhe Parlamenti i Maqedonisë, ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos do të bëjë prezantimin e programit së prioriteteve të presidencës greke dhe Bashkimit në gjashtë muajt e fundit, ku më pas do të ketë hapësirë për diskutime.

Në këtë konferencë në Athinë do të diskutohet edhe për rolin e institucioneve evropiane në përforcimin e kontakteve të qytetarëve evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button