Orav largohet, ja kush mund ta zëvendësojë atë

Bashkimi Evropian konfirmoi se mandati i estonezit Aivo Orav si shef i delegacionit të BE­së në Republikën e Maqedonisë përfundon dhe se në verë do të emërohet ambasador i ri që do ta prezantojë Brukselin në shtetin e Maqedonisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian dhe e Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS), në deklaratën për MIA­n konfirmoi se procesi i selektimit të shefit të ardhshëm të delegacionit të BE­së në Shkup është në vijim dhe zhvillohet në kuadër të EEAS të Federika Mogerinit. Edhe pse Kocijançiq nuk ka dashur të zbulojë, sipas informacioneve të MIA-­s nga burime të larta të Eurokomisionit, diplomati me përvojë slloven Samuel Zhbogar është kandidati më serioz që ta trashëgojë Oravin, ndërsa së bashku me të në selektimin final të shërbimit diplomatik evropian për ambasador të BE-­së në Maqedoni është edhe ambasadori aktual britanik në Shkup, Çarls Garet.

“Funksioni i shefit të IRJ të Maqedonisë është pjesë e rotacionit të rregullt këtë vit. Procesi i selektimit për shefin e ardhshëm të delegacionit është në vijim dhe siç është gjithmonë praktika, emri do të bëhet i ditur kur procedura për zgjedhje do të përfundojë”, theksoi zëdhënësja Kocijançiq.

Për shkak të njohjes së tij të Ballkanit dhe ish­republikat jugosllave, por edhe përvojën pozitive si Përfaqësues special i BE­së në Kosovë, slloveni Zhbogar është para promovimit në ambasador të ri të Unionit në Republikën e Maqedonisë, thonë burimet e lartë nga Brukseli për MIA-­n, duke insistuar në anonimitet. I vetmi, i cili gjoja ka hyrë në selektimin e fundit me Zhbogarin është ambasadori aktual i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Garet, por gjasat e tij janë më të vogla në krahasim me ish­ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë. Kundërkandidati i Zhbogarit për shef të delegacionit të BE­së në Shkup, Çarls Edmund Garet, është kyçur në zyrën për punë të jashtme dhe Komonuelthin e Britanisë së Madhe në vitin 1987.

Karrira e tij është ndarë mes evropës, me pozicione në Qipro dhe Zvicër dhe Azinë Lindore, me pozicione në Hong­Kong dhe Tajvan. Edhe pse nga Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) nuk konfirmojnë konkretisht, mandati i Aivo Oravit si ambasador i Unionit në Maqedoni, pritet zyrtarisht të përfundojë në korrik, me ç’rast muajin e ardhshëm veçmë do të bëhet zgjedhja përfundimtare e trashëguesit të tij, i cili do ta ndërmerr funksionin në gusht ose brenda shtatorit të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button