Fondi për Sigurim të Depozitave bën thirrje që depozituesit t’i tërheqin paratë nga Banka Maqedonase

Fondi për Sigurim të Depozitave u ka bërë thirrje ish depozituesve të Bankës Maqedonase AD Shkup në likuidim që t’i tërheqin vërtetimet për pronësinë e depozitave në bankën që ta fitojnë të drejtën e kompensimit dhe më pas të drejtohen te Fondi, që t’i tërheqin paratë e tyre në bazë të ligjeve ekzistuese në periudhën kur është ndaj bankës është hapur procedurë likuidimi, transmeton Portalb.

Përndryshe, këtë të fundit duhet ta bëni në hapësirën e Bankës Maqedonase AD Shkup në bulevardin “VMRO” 3/12-3 në Shkup. Për tërheqjen e vërtetimit, depozituesi duhet të posedojë dokument identifikimi, librezë depozituese, llogari të transaksionit, vendim trashëgimie ose tjetër dokument me të cilin do të tregojë se ka depozita në këtë bankë. Nëse depozituesi nuk është në mundësi që vet ta tërheqë vërtetimin për pronësi nga Banka Maqedonase AD Shkup në likuidim, mund të autorizojë person nëpërmjet noterit.

Mundësia për tërheqjen e vërtetimit do të zgjasë derisa nuk sjellët vendimi për bllokimin e procedurës së likuidimit nga ana e gjykatësit falimentues. Fondi i njofton depozituesit se në bazë të ligjit për bllokimin e procedurave falimentuese të gjitha procedurat falimentuese/likuiduese duhet të përfundojnë në afate të shkurtra ligjore.

Për më shumë lexoni këtu: Banka Maqedonase

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button