Sot merren në pyetje të dyshuarit për shembjen e objektit “Kosmos”

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, për sot është caktuar marrja në pyetje e katër të dyshuarve të rastit të Prokurorisë Speciale “TNT”, i cili ka të bëjë me shembjen e ndërtesës “Kosmos” të afaristit Fijat Canoski, njofton Portalb.

I dyshuari i parë në këtë rast është inspektorja ndërtimtare e Komunës së Gazi Babës e cila e ka filluar procedurën për shembje. Të dyshuar janë edhe tre anëtarë të Komisionit për kryerjen e prokurimit publik. PSP, për të gjithë deri në Gjykatën Penale ka propozuar masa për siguri.

Gjykatësi në procedurë penale, më 17 maj, e ka prolonguar marrjen në pyetje të katër të dyshuarve të rastit “TNT”. Prolongimi është bërë me kërkesë të palës mbrojtëse, të cilët kanë kërkuar kohë shtesë që ta mbarojnë inspektimin e lëndës dhe dëshmive.

Rasti “TNT”, për herë të parë është hapur në një konferencë për shtyp të Prokurorisë Speciale më 21 prill të këtij viti. Me atë, ashtu siç kanë thënë nga PSP, është bërë krim nga ana e pushtetit lokal. Me urdhër të pushtetit, gjegjësisht të ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, kryetari i Komunës së Gazibabës, Toni Trajkovski është dashur që ta shembë objektin “Kosmos”, vetëm pse pronari i atij objekti, Fijat Canovski, ka dalë nga koalicioni me partinë në pushtet dhe ka lidhur koalicion me opozitën, gjegjësisht me LSDM-në, transmeton Portalb.

Detyrën për këtë, Trajkovski, ia ka besuar inspektores ndërtimtare, Elisaveta Najdovska, e cila në vitin 2011 ka nisur procedurë për shembjen e objektit “Kosmos”, nën pretekstin se objekti “Kosmos” nuk është ndërtuar në bazë të kritereve dhe standardeve të kërkuara.

Me këtë, sipas PSP-së, të dyshuarit kanë bërë vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të dyshuarit, Gruevski, Janakieski dhe Trajkovski nuk do të ndiqen penalisht, sepse ato u falën nga presidenti Ivanov më 12 prill të këtij viti.

LEXO: Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button