A është zgjidhja përfundimtare qeveri teknike?

Përkundër informacioneve në media se prapa “skenës” po dakordohet formimi i një qeverie teknike për aplikimin e reformave për zgjedhje fer dhe demokratike, në realitet ditëve të fundit Maqedonia u kthye në gjendjen e 100 ditëve para zgjedhjeve të caktuara për 24 prill, shkruan “Utrinski Vesnik”, transmeton Portalb.

“Ministria e Punëve të Brendshme prapë po i kthehet të vjetrës dhe po vmroizohet. Unë i inkurajojë profesionistët që pushteti po i keqpërdor për interesa të veta të mos bien në manipulime të tilla dhe ta mbrojnë dinjitetin e këtij institucioni. Doktorët e shkencës po i dërgojnë në hapësira margjinale, ndërkaq kryeshefët dhe komandantët me arsimim të dyshuar po kthehen në pozita të larta”, tha Oliver Spasovski ish numri një i MPB-së, i cili tani u zëvendësua nga Mitko Çavkov.

Kthimi i Qeverisë së vjetër ka hapur dilema të reja në opinion, a është opozita në pozicion më të dobët dhe më në fund çka mund të sjell periudha e ardhshme deri në zgjedhjet e reja.

Andrea Stojkovski nga Qendra maqedonase për arsim europian, me ndihmën e ndërkombëtarëve në Maqedoni po rrjedh një proces i demokratizimit të shoqërisë, i cili nuk mundet që përnjëherë të ndalet.

“Faktorët më të mëdhenj ndërkombëtar kanë porositur se duhet të tërhiqet falja. Që të kthehet besimi në institucione, duhet ta pastrohen dyshimet për keqpërdorime, ndërkaq Prokuroria Speciale Publike të vazhdojë punën e saj pa pengesa. Periudhën e ardhshme do të pasojnë hapa më konkrete, me siguri njëra prej tyre është edhe formimi i një qeverie teknike me qëllim të eliminohen obstruksionet eventuale në drejtimin e zgjidhjes juridike dhe mbajtjen e zgjedhjeve kredibile”, theksoi Stojkovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button