GDOM do të kyçet në bisedimet me BE për tejkalimin e krizës politike

Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM) apo e njohur si “GDOM”, do të merr pjesë në konsultimet që BE i propozoi për tejkalimin e krizës politike, njofton Portalb.

Ata sipas të gjitha gjasave do të mbahen të mërkurën në Shkup. Në mesin e përfaqësuesve të sektorit joqeveritar ka mendime të ndara për kyçjen e GDOM-it në bisedime.

Përderisa “Revolucioni Laraman” ka protestuar, GDOM ka mbajtur mbledhime nëpër mbarë Maqedoninë me kërkesat që të mbahen zgjedhjet më 5 qershor, sipas tyre, për shpëtimin e Maqedonisë nga kriza.

Përndryshe, GDOM, është lëvizje që është e afërt me pushtetin dhe i mbron politikat e saj. Pjesë e kësaj lëvizjeje janë edhe figurat kontroverse, Toni Mihajllov dhe Milenko Nedellkovski, të cilët gjatë mbajtjes së tubimeve të GDOM-it, përdorin fjalor fyes, por dhe thirrje nacionaliste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button