Mendoni që i dini të gjitha mbi qentë dhe macet?

Qentë dhe macet janë kanakarët më të shpeshtë shtëpiakë dhe i takojmë më së shumti në ambientin tonë.

Për to dimë vërtet shumë. Megjithëse i njohim aq mirë, këta kanakarë thjesht nuk pushojnë të na befasojnë dhe gjithmonë ekziston diçka e re që akoma mund të zbulojmë.

1. Fakt: Puthjet e qenit mund t’ju sëmurin
Goja e qenve është e mbushur me baktere, ku më kryesorja është salmonela. Këto organizma futen në gojën e një qeni nga ngrënia e ushqimeve të prishura ose kur ai e përdor gjuhën si letër higjienike. Nëpërmjet puthjeve këto mikrobe kalojnë nga qeni tek njeriu, duke i shkaktuar në rastin më të ke diarre.

2. Fakt: Edhe njerëzit mund t’i sëmurin kafshën
Nuk është e zakonshme, por ndodh. Gripi H1N1 ka goditur macet dhe qentë, nga kontakti që kanë pasur me të zotët e sëmurë. Veterinerët na këshillojnë t’i lajmë duart shpesh dhe t’i ndajmë krevatin e kafshës me të sëmurin.

3.Fakt: Qentë mund të nuhasin hipoglikeminë
Qentë mund ta kuptojnë kur pronari i tyre diabetik ose një person tjetër ka një rënie drastike të nivelit të sheqerit në gjak, dhe fillojnë ta lëpijnë atë dhe të lehin shumë. Nuhatja e tyre për hipogliceminë është korrekte në 90% të rasteve.

4. Fakt: Qentë kanë vështrim dashurie
Kur qeni mbyll sytë para jush, ai mund të jetë duke ju hedhur një vështrim dashurie dhe jo thjesht një formë lutjeje. Qentë mund ta zhvillojnë këtë sjellje atipike vetëm me njerëzit që i kanë më afër vetes, ndërsa kur qentë kanë një vështrim të drejtëpërdrejtë me një person të huaj, atëherë ky është kërcënim. Por ka raste kur me atë vështrim qeni ju kërkon edhe vaktin e ngrënies. Nëse ngre veshët do të thotë që të tërhiqeni.

5. Fakt: Macet dashurojnë shumë
Disa ekspertë e konfirmojnë se disa mace e vuajnë me të vërtetë momentin kur ndahen nga personi i tyre i preferuar – dhe kjo është një nga arsyet se pse macet ju urinojnë në rroba kur jeni në punë. Shenja të tjera: Macja bllokon rrugën e të zotit kur ai do të largohet. Kur është vetëm, vjell shpesh. Për macet që duan shumë, ankthi i tyre trajtohet me medikamente.

6. Fakt: Qentë mund të mësojnë 250 fjalë
Racat më të zgjuara dhe më të mirëtrajnuara janë të ngjashëm me aftësinë e një fëmijë 2-vjeç për të kuptuar fjalët e njerëzve. Këta qen mund të kuptojnë deri në 250 fjalë, ndërsa një qen me zgjuarsi mesatare mund të kuptojë deri në 150 fjalë.

7. Fakt: Macet e bardha janë shpesh të shurdhra
Macet me pellush të bardhë janë shpesh të shurdhra në një ose në të dyja veshët, veçanërisht ato me sy kaltër. Kur vetëm një sy është i kaltër, ka gjasa macja të jetë e shurdhër vetëm në njërin vesh.

8. Mit: Macet rrëzohen në këmbë
Macet janë kampione në rrëzimin në këmbë në distanca të shkurtra, falë shtyllës së tyre kurrizore shumë elastike. Dhe kur bien këmbët e tyre nuk thyen. Por kur bien me kokë apo trup, pësojnë dëmtime të rënda.

9. Fakt: Macet nuhasin me gojë
Macet kanë një gjëndër të vogël në qiellzën e gojës të quajtur organi vomeronazal. Për të nuhatur më mirë pjesët intime të një maceje tjetër, ata hapin gojën në gjerësinë e duhur për të marrën aromën e organit të caktuar. Kjo sjellje quhet reagimi Flehmen, dhe shpesh ndodh tek macet mashkullore që përpiqen të nuhasin macet femërore.

10. Mit: Tundja e bishtit do të thotë qen i lumtur
Një qen e tund bishtin e tij gjatë tre gjendjeve të ndryshme të humorit dhe njëra nga ato ndodh kur është i lumtur. Kur ndonjëherë qeni bëhet histerik, ai përpiqet vazhdimisht të mbrojë terrenin e tij. Kur bishtin e mban ulur edhe e lëviz do të thotë se është i trembur. Ndërsa kur është i lumtur e mban bishtin gjysmë të ngritur, si dhe veshët, goja dhe trupi i tij duken të relaksuar.

11. Fakt: Këlyshët e sapolindur nuk tundin bishtin
Këlyshët nuk e tundin bishtin përpara se ata të jenë 3 javësh, dhe disa prej tyre nuk e tundin pa i bërë 7 javë jetë. Veterinerët besojnë se këlyshët e vegjël janë të aftë, por ata janë të zënë duke u ushqyer e duke fjetur. Ndërsa bëhen më të vetëdijshëm, fillon ta tundë bishtin si shenjë komunikimi.

12. Fakt: Lidhja që në fillim me njerëzit është thelbësore për kotelet
Macet që kafshojë dorën që i ushqen do të thotë që nuk janë ekspozuar me njerëz më parë. Ekspertët thonë se macet duhet të kenë vazhdimisht kontakt me njerëzit në 7 javët e para të jetës, ose nuk do të lidhen kurrë më me macet. Edhe sikur vetëm 5 minuta në ditë në javët para do ta mësojnë kotelen mos të kafshojë dorën e personit që e ushqen.13. Mit: Qentë shohin bardhë e zi
Kjo nuk është e vërtetë thonë studiuesit e qenve. Qentë shohin ngjyrën e kaltër, vjollcë, të verdhë dhe më shumë hije gri se sa njerëzit. Ata gjithashtu shohin më mirë në pak dritë dhe mund të vërejnë lëvizjen më të vogël. Ata nuk shohin ngjyrën e kuqe, portokalli, dhe të gjrlbër për shkak të disa qelizave të ndjeshme në retinën e syrit.

14. Mit: Hundë e nxehtë, qen i sëmurë
Temperatura e hundës së qenve ndryshon vazhdimisht por nuk është shenjë e një qeni të sëmurë. Mund të jetë e nxehtë dhe e thatë kur ri në diell ose e ftohtë dhe e lagësht kur futet në ujë. Shenja sëmundjeje janë letargjia, humbja e oreksit, vjellja, kollitja.

15. Fakt: Ecja me vështirësi do të thotë problem me mushkëritë
Kanceri në gjoks mund të shkaktojë dhimbje tek këmbët. Një simptomë tipike e kanceri të mushkërive është kolla, edhe pse 25% e qenve nuk kanë simptoma deri sa diagnostikohen me kancer nga rrezet X.

16. Mit: Qentë kanë nevojë për kocka
Sot, qentë shtëpiakë mund ta marrin të gjithë sasinë e kalciumit dhe lëndët ushqimore që kanë nevojë nga ushqimet që shiten për qen. Kockat kënaqin instinktin e përtypjes te qentë, Nga kjo ata mund të bëhen edhe më të egër.

17. Mit: Macet kanë nevojë për qumësht
Miti që ka ekzistuar për një kohë më të gjatë është nevoja e maces për qumësht dhe është një mit i gabuar. Duke i dhënë maces suaj qumësht lope mund t’i shkaktoni asaj diarre. Kotelet pinë qumështin e nënave të tyre deri sa rriten, dhe ndoshta kur vjetërsohen mund të pëlqejnë shijen e qumështit të lopës. Por macet e rritura nuk kanë shumë laktozë, një enzimë e nevojshme e nevojshme për to.

18. Mit: Lëpirja shëron plagët e qenve
Nuk ekziston asnjë mrekulli shëruese në pështymën e qenit, në kundërshtim me besimin popullor. Komplet e kundërta: goja e qenit përmban baktere që mund të shkaktojnë infeksione që shtyjnë procesin e shërimit.

19. Fakt: Macet puthin me sytë e tyre
Macet mund të komunikojnë në forma të ndryshme, thonë eskpertët. Kur i drejtohet njerëzve kjo hapje mbyllje e shpejtë sysh tregon afeksion, madje dhe dashuri.

20. Fakt: Qentë bien në dashuri
Antropologjistja Elizabeth Marshall Thomas thotë se qentë mund të bien në dashuri. Ajo thotë se shumë pak qen arrijnë të zhvillojnë marrëdhënie sepse pjesa më e madhe e tyre mbahen “në robëri” si qen shtëpie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button