5 vjet pa taksa kush birëson fëmijë

Pas skandaleve të ditëve të fundit që kanë ndodhur me fëmijët jetimë, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka hedhur një ide krejtësisht origjinale.
Ndoka ka propozuar, që për çdo familje që birëson një fëmijë jetim të përjashtohet për 5 vite nga taksat, ndërsa të kundërtën ka propozuar për ato familje që mbajnë një qen në shtëpi.

Sipas tij jeta njerëzore është shumë herë më e rëndësishme se jeta e një kafshe, prandaj ai mendon se çdo familje që mban një qen në shtëpi të taksohet me 20 mijë lekë të reja në vit.

Propozimi i Ndokës

Kush adopton një fëmije të përjashtohet nga taksat lokale për 5 vite.
Kush mban qen luksi në shtëpi të taksohet nga bashkia 100­200 mijë lek në vit.
Shoqëria shqiptare po goditet çdo ditë e më shumë nga fenomene që po dëmtojnë vlerat e familjës, traditën, humanizmin dhe orientimin tonë kombëtar.

‘Modernizmi’, indiferentizmi, vetmia, pasuria e menjëhershme janë fenomene, që po ndikojnë në degradimin moral të shoqërisë duke goditur rëndë vlerat e familjes tradicionale shqiptare. Modernizmi i shthurur me tendencë antivlerën, që është implementuar keq nga shoqëria shqiptare, me një informacion të cunguar, po dominon stilin dhe cilësinë e jetës.

Shteti si politikbërës dhe ekzekutiv, minimalisht duhet të caktojë edhe disa prioritete sociale, të cilat direkt dhe indirekt ndikojnë në performancën e qeverisjes. Humbja e fokusit të vlerave të familjes reflektohet natyrshëm edhe te shteti i dobët, pasi është mentaliteti që ka sunduar koshiencën në të bërit e gjërave. Vendosja e prioriteteve, studimi i visibilitetit nga profesionistë të fushave të ndryshme, duhet të bashkepunojnë për një produkt social­ekonomik me qëndrueshmëri. Kjo është nevojë emergjente e protagonistëve, që kanë marrë përsipër të ridimensionojnë “rilindjen”!

Çdo ditë e më tepër shohim te rinj, burra dhe gra, familje, që kanë tashmë si pjesëtar të tyre edhe nje qen, te vogël, të madh, shumë të kushtueshëm, sipas gustove dhe modes. Familje dhe individë, që kërkojnë te gjejnë ngrohtësinë njerëzore tek një kafshë! Tendencë për modë, apo shmangie nga realiteti njerëzor, nga familja, nga vlerat e saj.

Të rinj, që nuk komunikojnë me prinderit, se kanë qenin e tyre, që flasin me të, që e ushqejnë, e lajnë, e shëtisin, e marrin per pushime, qe shpenzojnë pa fund per te, që ndotin ambientin, qe promovojne një fenomen ‘modernist’. Komunikimi me prindërit ju duket i veshtirë, se prinderit flasin, ndërsa qeni jo, se prindërit kritikojnë ndersa qeni lajkaton. Si mund të frenohet ky fenomen i rrezikshem degradimi I vlerave të familjes, I mungesës së humanizmit i përgjegjësisë për prindërit? Ka shumë mundësi për ti ndërgjegjësuar keta individe dhe familje, se ‘qeni’, nuk është zgjidhje, se familja është gjithçka qe ne kemi te trashëguar nder breza, te cilën duhet ta ruajme, si një vlerë të pazëvendësueshme. Për këtë duhet ndërgjegjësim dhe masa parandaluese dhe shtrënguese, ndaj si fillim një taksë prej 100­200 mijë lekë në vit për çdo individ dhe familje, që mbajne qen luksi në shtëpi, ndërsa për ato që qentë i nxjerrin në ambiente publike, ku luajnë femijët, ku ecin te moshuarit, të taksohen 200­350 mijë kekë në vit.

Me keto masa shtrënguese do ruajme të pastra ambientet e përbashketa, do rrisim sigurinë tek femijët dhe të moshuarit, do rrisim ndjenjen e humanizmit njerezor, respektin ndaj vetes dhe familjes, si një shkundje dhe reflektim të opinionit të shëndoshe në tërësi. Nje femijë i adoptuar, për një familje me mundesi ekonomike, për nje familje që kërkon të japë ngrohtesi, humanizëm ndaj një qenie njërëzore që fati e ka braktisur. Keto janë vlerat njërëzore që duhen promovuar dhe nxitur, qofte edhe përmes politikave favorizuese. Familjet që adoptojnë një fëmijë, të përjashtohen 5 vite nga taksat lokale (taksa mbi banesen, pastrimin e tvsh).

Shoqeria jone ka nevoje të orientohet edhe nëpërmjet këtyre politikave shtrënguese dhe favorizuese, modele qe vendet rreth nesh kanë vite që i promovojnë dhe zbatojnë. E di, se shoqëria ka halle dhe probleme të ndryshme, por keto dy fenomene, po godasin vrullshem dhe në mënyrë ‘tinzarë’ vlerat njerezore, të familjës, të traditës, humanizmit dhe çdo të mirë të trashëguar ndër shekuj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button